Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.
Sipas mediave greke tërmeti ishte intensiv dhe zgjati shumë. Nuk raportohet për njerëz të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë pas lëkundjeve, banorët dhe turistët e ishullit janë frikësuar dhe janë larguar duke lënë hotelet ku po qëndronin.









