-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave, qeveria ka humbur legjitimitetin

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat deklaroi se raporti i Parlamentit Evropian fakton blerjen e votave në zgjedhjet e 11 majit. Blushi theksoi se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se po mbahet ne pushtet nga fuqia e krimit të organizuar.

Ai thotë se raporti i Parlamentit Europian tregon që votat u blenë nëpërmjet abuzimit me burimet publike, presionit mbi votuesit, kqpërdorimit të aktiviteteve qeveritare, gjobat e papaguara si dhe bonuesit për pensionistët.

“Ky raport e damkos botërisht Qeverinë e Edi Ramës si një regjim që ka asgjësuar demokracinë dhe shtetin ligjor, që dhunon liritë dhe shkelmon brutalisht të drejtat themelore të njeriut.

Partia e Lirisë e përshëndet raportin e Parlamentit Europian dhe e përkrah fuqimisht propozimin për dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri.
Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe Partia e Lirisë është e vendosur në vijimin e betejës së saj të pakompromis për të denoncuar me fakte dhe prova manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore, të cilat qartësisht u dënuan edhe në rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI.

Çdo ditë po dalin në dritë të diellit prova të pastra dhe të qarta të terrorizmit elektoral, që vërtetojnë para të gjithë shqiptarëve se si Narkoregjimi tjetërsoi në mënyrë mafioze dhe të dhunshme vullnetin e lirë të qytetarëve duke shkallmuar standardet e zgjedhjeve.

Vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Ky terrorizëm elektoral nuk mund të pranohet kurrë!”, u shpreh Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit