Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, vendosi në mbledhjen e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet.
Sipas njoftimit të KAS, vendimi do të jepet nesër me datë 5 qershor në orën 09:50.
Në mbledhjen e sotme në rend dite ishin edhe ankimimet për Fierin dhe Durrësin. Në seancë ishin të pranishëm edhe dy kandidatët e Partisë Demokratike, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana.
Në fund relatori i çështjes, Elvis Çefa deklaroi shtyrjen e seancës dhe rimbledhjen e trupës për vendim ditën e martë, datën 10 qershor, ora 13:00 e pasdites.