Jo ditë, por kaluan muaj qysh se Kosova nuk mund ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit e që pastaj t’i themelojë institucionet tjera shtetdrejtuese.
Kosova sillet thuajse asaj i takon koha e gjithbotshme mbase pse shumë nga opozitarët e saj aq shumë janë pasuruar sa edhe kur shteti vonohet ata janë para kohe, me stërnipër e stërmbesa të siguruara materialisht.
Opozita ka ngulur këmbë të mos e mbështetë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare Kuvendi. Opozita pra dëshiron që VV-es t’ia përzgjedhë kandidatët për funksionarë shtetëror!?
Sidoqoftë duhet thënë se kjo ‘lojë’ e pakuptimtë e opozitës fare nuk ka të bëjë me kandidaturën për kryetare të parlamentit, por me urrejtjen e sa dhe të disa ‘mendimtarëve’ të pavarur ndaj kryeministrit në detyrë dhe kryetar të VV.
Urrejtje që e tejkalon atë që ata ndjejnë ndaj cilitdo funksionarë serb. Urrejtje që i çon të jenë aq irracionalë sa Kosovën ta mos e ndjejnë të rrezikuar nga Serbia, por nga shqiptarët që e mbështesin VV-jen.
Po pra, Kosova është marr peng dhe është duke u tallur nga opozitarët që me kohë u bënë milionerë. Pra nga ata të ngjashmit me kryetarin e AAK’së që të çojnë të ndjesh turbullira në bark kur i dëgjon dhe i sheh si e mbrojnë Kosovën nga ‘bashkëpunëtori’ i Serbisë – nga Albin Kurti!