Presidenti rus, Vladimir Putin përveç telefonatës me Trump ka zhvilluar edhe me Papa Leon XIV.
Kremlini konfirmoi se presidenti Putin për herë të parë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë.
Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë.
“Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët.