Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome për sigurinë dhe shëndetin në punë. Kjo për shkak të akisdentit që ndodhi sot, ku një pllakë qindra kg i ra mbi trup mekanikut Rudin Meçja në repartin e copëtimit të ferrokromit.
Meçja po punonte së bashku me një grup kolegësh për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit. Ai ka qenë poshtë pllakës së copëtuesit dhe u godit në shpatull dhe në shtyllën kurrrizore dhe ndodhet tek spitali i Traumës në Tiranë.