Presidenti rus, Vladimir Putin refuzon bisedimet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.
Putin e cilëson të papranueshme idenë e një samiti apo armëpushimi të përkohshëm në kushtet ku sipas tij Ukraina po ndërmerr sulme të drejtpërdrejta kundër civilëve dhe infrastrukturës në territorin rus.
Putin i quajti paradoksale kërkesat e Kiveit për ndalimin e përkohshëm të luftimeve për 30 apo 60 ditë.
“Si mund të zhvillohen bisedime nën këto kushte? Çfarë do të diskutojmë me dikë që kërkon paqe, por organizon sulme terroriste?”, tha Putin.
Sipas presidentit rus, çdo pauzë në konflikt do të përdorej nga Ukraina për të forcuar arsenalin ushtarak me ndihmën e Perëndimit, për të vazhduar mobilizimet me forcë dhe për të përgatitur sulme të reja.
“Kush negocion me terroristë? Dhe pse duhet t’i shpërblejmë duke u dhënë kohë për t’u armatosur?” shtoi Putin.