-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia qorton sërish Beogradin për furnizimin e Ukrainës me armë: Të merren masa efektive

Kryesoret

Rusia ka qortuar sërish Beogradin në lidhje me raportimet se armët dhe municionet e prodhuara në Serbi kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se Serbia do të marrë masa efektive që të parandalojë dërgimin e mallra për qëllime ushtarake.

“Jemi të bindur se Serbia do të marrë masa efektive, të cilat do të mundësojnë identifikimin dhe ndërprerjen e kontratave të dyshimta të eksportit të huaj – dhe për të parandaluar dërgimin e mallrave të ndjeshme për qëllime ushtarake në adresa të papërshtatshme”, tha ajo.

Zakharova shtoi se Moska beson se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesa të tilla të bien në duart e regjimit të Kievit.

“Shpresojmë që të merren masa efektive, në mënyrë që të mos bjerë hije mbi marrëdhëniet e mira midis Rusisë dhe Serbisë. Dhe do të shtoja – edhe ndjenjat e sinqerta të popullit serb, i cili i kupton gjithçka shumë mirë”, tha Zakharova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit