Gjatë seancës së sotme në GJKKO, avokatët e të pandehurve Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta kërkuan që të pajisen me komunikimet e plota të SkyEcc, të cilat sipas SPAK, ngrenë dyshime për përfshirjen e tyre në krim.
Prokuroria, e përfaqësuar nga Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, deklaroi se komunikimet janë të plota për dosjen, ndërsa avokatët kundërshtuan, duke theksuar se disa biseda që mungojnë mund të jenë të rëndësishme për mbrojtjen e klientëve të tyre.
Seanca e radhës u caktua për më 20 qershor.









