Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është shtyrë për në datën 12 qershor. Shtyrja ka ardhur si pasojë e mungesës së një anëtari të trupës gjyqësore dhe të prokurorit, të cilët janë të angazhuar në një proces tjetër të rëndësishëm gjyqësor.
Aktualisht, ata po ndjekin procesin e dëshmive të Artan Tafanit, i cili është penduar për drejtësinë dhe ka zbërthyer aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut. Dëshmia e Tafanit ka rëndësi të madhe për zbardhjen e krimeve të rënda, ndaj ka marrë përparësi në agjendën gjyqësore.
Në këtë kontekst, seanca për vrasjen e Malkos është shtyrë deri më 12 qershor, kur do të vijojë shqyrtimi i akuzave.
/5pyetjet.al