Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste ka propozuar ndryshimin e rregullores për trajtimin e çështjeve që nuk janë të përfshira në rendin e ditës.
“Në rregulloren e Kuvendit kemi një nen, neni 45 që mund të flasim për trajtimin e çështjeve jashtë rendit të ditës. Deri në 2011, çështjet që nuk ishin në rendin e ditës ishin në fillim, pastaj u hoqën nga grupi i PD-së për tu çcuar në fund të seancës. Tani ju kan ardhur mendt, dhe thoni ka çështje që duhen folu në fillim të seancës. A jeni dakord ta rikthejmë 1 orë për çështje jashtë rendit të ditës në fillim të seancës dhe ti japim fund kësaj situate qesharake? Mendoj që bën sens. Të zhbëjmë vendimin që ju e bëtë në mënyrë të njëanshmë në 2011”, tha Balla, duke ju drejtuar deputetëve të opozitës.









