-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Raporti i PE-së rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Kryesoret

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e Raportit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një rikonfirmim të përparimit të vendit në rrugën drejt BE-së.

“Ky raport vlerëson avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate që ecën me vendosmëri drejt familjes europiane. Ai thekson arritjet në reformat demokratizuese dhe integruese, forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë si dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë,” u shpreh Spiropali.

Ajo shtoi se objektivi strategjik kombëtar mbetet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave brenda muajit qershor, përmbyllja e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade.

“Ky objektiv po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje – nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe tashmë edhe nga vendet anëtare,” theksoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit