-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vera 2025 më e nxehta e dekadave të fundit

Kryesoret

Vera e vitit 2025 pritet të jetë ndër më të nxehtat dhe më të thatat në dekadat e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike që vazhdojnë të përkeqësojnë kushtet atmosferike në të gjithë botën, sipas studimeve të publikuara në mediat ndërkombëtare.

Instituti Ndërkombëtar për studimet klimatike dhe agjencitë meteorologjike njoftojnë se rajone të ndryshme do të përjetojnë tempertura më të larta se mesatarja historike, sidomos në hemisferën veriore.

Në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, parashikimet e motit tregojnë se vera 2025 do të jetë e nxehtë dhe e thatë, me rreziqe për periudha zjarresh dhe mungesë të ujit për bujqësinë dhe furnizimin e qyteteve.

Në median ndërkombëtare janë paraqitur disa këshilla për të përballuar temperaturat e larta, duke nisur nga hidratimi duke pirë sa më shumë ujë, përdorimi i kapeleve dhe syzeve të diellit, ushqimi i lehtë si fruat dhe perime, si dhe dalja jashtë në periudhën e nxehtësisë ekstreme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit