Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë me 7 qershor do të presin në Tiranë skuadrën e Serbisë.
Pasditen e djeshme ekipi u stërvit në “Shtëpinë e Futbollit”, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kapoli një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.
Ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.