Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu shprehu sot urimet për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Spahiu me anë të një mesazhi u uroi besimtarëve myslimanë shëndet, paqe e mëshirë në familjen e tyre. Ai tha se Kurban Bajrami do të falet ditën e premte me 6 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
“Kurani na mëson se tek zoti nuk arrin as mishi, as gjaku nuk është ky qëllimi i kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak dhe të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita. Vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë”, tha Spahiu.