Në Kuvend po zhvillohet senaca plenare dhe ka nisur me debate të shumta. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalin që të ndërpresin senacën pasi nuk janë të gjithë deputetët.
“Po nuk pate 70 deputetë çfarë procesverbali miratove. Si e nis senacën, se nuk ke kourum nuk ke numrat në sallë, do falsifikoni dhe numrat. Do kalkuloni dhe votat. Ndërpriteni senacën, mblidhe deputetët dhe fillojmë senacën plenare. Jeni kryetare e Kuvendit dhe duhet të ruani detyrën tuaj.”, tha Bardhi.