Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren me qëllim menaxhimin e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, të shtunën më 7 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Nga ora 15:00 e deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në akset rrugore që lidhen me stadiumin kombëtar.
Uniformat blu njoftojnë se do të përdoren bllokues valësh me qëllim rrëzimin e dronëve.
Ndërkohë, personat që do të kapen duke kryer shkelje si veprime të dhunshme në stadium, hyrja në fushën e lojës apo hedhja e sendeve të forta, do të gjobiten me 50 000 deri në 100 000 lekë.
Për hedhjen e sendeve të forta apo fishekzjarreve, ndëshkimi është deri në dënim me burg, ndërsa goditja e futbollistëve apo trajnerëve dënohet deri në 5 vjet.