-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mos ço mbi 50 mijë’- Hapet dosja e bosit shqiptar: E kapi flamuri i kuq në Dubai

Kryesoret

Investigimet e mediave ndërkombëtare zbardhin detaje të reja për Dritan Gjikën, bosin shqiptar të mafies në Ekuador, tashmë të arrestuar në Dubai dhe që e kërkojnë disa shtete për të ekstraduar.

Ai akuzohet se ka përdorur Emiratet e Bashkuara të Arabe si qendër për pastrimin e parave të ardhura nga droga, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga OCCRP, rrjeti ndërkombëtar i gazetarëve investigativë.

Dokumentet janë pjesë e dosjes së hetimit në Ekuador, ku Dritan Gjika akuzohet për drejtimin e një organizate të fuqishme të trafikut të drogës. Gjika, 48 vjeç, u arrestua më 26 maj në qytetin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bazë të një urdhër-arresti ekuadorian.

Prokurorët siguruan nga hetimet një bisedë mes Gjikës dhe një “partneri financiar të paidentifikuar”, ku diskutohet “nevoja për të lëvizur shuma të mëdha parash përmes ndërmjetësuesve”.

Dokumenti përmend gjithashtu një tjetër komunikim të përgjuar mes Gjikës dhe dikujt që punonte me një kompani në Dubai. “Mbaji transfertat nën 50.000, që të mos alarmojmë autoritetet” citohet të ketë thënë Gjika.

Megjithatë, autoritetet nisën të dyshojnë. “Transaksionet në këto llogari përfshijnë depozita të parregullta, shumica në para cash, të cilat kanë ngritur flamuj të kuq për autoritetet financiare,” thuhet në dokument. “Për më tepër, janë zbuluar disa transferta drejt llogarive ndërkombëtare, gjë që ka nxitur një mbikëqyrje më të rreptë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit