-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rasti i parë me murtajë të të imtave në Shkodër, masa karantine në fuqi

Kryesoret

Shërbimi Kombëtar i Veterinarisë ka reaguar menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë me murtajë të të imtave në fshatin Postrribë, Shkodër. Drejtori i Përgjithshëm, Sulejman Kullolli, njoftoi se ferma ku u identifikua sëmundja është vendosur në karantinë dhe po bëhet groposja e kafshëve të prekur.

“Zona do të izolohet në një rreze prej 3 deri në 10 kilometra, ndërsa është ndaluar çdo lëvizje e kafshëve në Shkodër dhe Malësi të Madhe, për të parandaluar përhapjen e murtajës,” tha Kullolli.

Ai sqaroi se murtaja prek vetëm të imtat dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve. Gjithashtu, mohoi që mishi apo produktet e fermës të jenë futur në treg, duke siguruar se nuk ka asnjë rrezik nga nënproduktet nëse përpunohen si duhet.

Në zonat e prekura, transporti dhe shitja e të imtave janë të ndaluara deri në një njoftim të mëtejshëm.

Shërbimi Veterinar apelon që fermerët të njoftojnë menjëherë në rast të dyshimeve për sëmundje të ngjashme, për të parandaluar përhapjen e murtajës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit