Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa po punonte në një arë të një ferme bujqësore.
Mediat italiane shkruajnë se familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës, por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.
Ndërkohë, dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hetuesve, shqiptari mund të jetë përplasur dhe shtypur për vdekje nga një traktor.