-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz pas takimit me Trump: SHBA-të do të qëndrojnë në NATO, por sfidat me Rusinë mbeten të mëdha

Kryesoret

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se është i bindur se SHBA-të nuk do të largohen nga NATO. “Donald Trump ishte i qartë, ai nuk do t’i nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NATO. Nuk kam asnjë dyshim se SHBA-të do të qëndrojnë në Aleancë,” tha Merz gjatë Ditës së Biznesit Familjar.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit midis SHBA-ve dhe Evropës për përballimin e sfidave globale, duke shpjeguar se “regjimet totalitare kanë vartës, demokracitë kanë partnerë”.

Megjithatë, kancelari gjerman vuri në dukje se në Uashington nuk duket të ketë një kuptim të qartë të shkallës së mobilizimit dhe pajisjeve ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën. Ai shprehu besimin se bashkëpunimi i mirë midis aleatëve do të vazhdojë, duke theksuar se “qeveria amerikane nuk ka një kuptim të qartë të shkallës së pajisjeve dhe mobilizimit ushtarak që po zhvillohet në Rusi”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Mitko Müller, u shpreh se Gjermania është në komunikim të ngushtë me partnerët e NATO-s dhe iu referua vlerësimeve të Aleancës për nivelin e kërcënimit, veçanërisht në pjesën lindore të saj.

Gjenerali Major i Bundesëehr-it, Christian Freunding, i tha Reuters se evropianët mund të mbulonin ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën “nëse do të kishte vullnet politik”. Ai shtoi se lufta në Ukrainë “po zhvillohet në kontinentin evropian dhe kundër rendit evropian të sigurisë”, duke shtuar se nuk është ende e qartë se si do të sillen SHBA-të në të ardhmen, megjithatë theksoi interesin amerikan në promovimin e industrisë së armëve dhe mundësinë e blerjeve në dobi të Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit