Një person është plagosur në rrugën “Mitat Hoxha” në zonën e njohur si “Ekualipsi” në Sarandë. Sipas informacioneve ka ndodhur një konflikt mes dy personave. Si pasojë njëri është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Sarandës.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Raportohet se gjatë konfliktit një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër në rrugë, duke shtuar panikun mes kalimtarëve