Një aksident rrugor ka ndodhur një ditë më parë në zonën turistike të Lungomares në qytetin e Vlorës, ku një 31-vjeçar, banues në fshatin Kaninë, ka përplasur me automjetin e tij një të moshuar 78-vjeçar, në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Çamëria”.
I plagosuri, K. Gj., banues në Vlorë, është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, drejtuesi i mjetit, T. B., është proceduar penalisht, dhe materialet për rastin janë referuar në Prokurorinë e Vlorës nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban.









