-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet pjesa e parë/ Shqipëri-Serbi 0-0

Kryesoret

Në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria dhe Serbia po përballen në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, në Grupin K. Qyteti që prej mëngjesit është veshur kuq e zi, me tifozë të shumtë që krijojnë një atmosferë elektrizuese.

Trajneri Sylvinho zgjodhi formacionin me skemën 4-1-3-2: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu; Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

Serbia luan me sistemin 3-5-2: Petroviç; Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç; Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç; Vlahoviç, Mitroviç.

Shqipëria merr nismën në start, me një gjuajtje nga Shehu që shkon larg.

Në minutën e 12-të, tifozët kuq e zi njoftohen që të mos hedhin objekte në fushë, për të mos penalizuar ekipin.

Në minutat 15 dhe 16, u ndëshkuan me karton të verdhë Pavloviç (Serbi) dhe kapiteni Gjimshiti (Shqipëri).

Në minutën e 45-të, Hysaj fiton penallti për Shqipërinë, por Manaj humb ekzekutimin në minutën e fundit, pasi portieri serb Petrovic e priti goditjen.

Pjesa e parë përfundoi 0-0.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit