Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij për të shpallur zgjedhje të parakohshme.
Rama ka akuzuar Kurtin se po lufton për pushtet dhe nuk ka si qëllim të qeverisë për të mirën e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një veprim të padrejtë politik.
“Unë e kam thënë këtë qysh në janar. Kjo është një lojë politike e padrejtë e Albin Kurtit. Ai nuk do me qeverisë derisa ai është në pozitë, pra vetëm e ka pushtetin, lufton për pushtet, jo për shtet, jo për qytetarë. Pra i përdor qytetarët për pushtet. Na flet pallavra, na flet të pavërteta, edhe vazhdon me mbajt pushtet, edhe vazhdon me kriju këtë bllokadë të qeverisë qysh e ka blloku vitin e kaluar rreth më shumë se një vit, tash vazhdon me blloku prapë me zgjedhje të panevojshme, po them, të cilat vetë, vetë i ka kriju”.
Pra ka mund me gjetë zgjidhje, ka pas 51% të votës së qytetarëve. Por, i shfrytëzon qytetarët për me mbajt pushtet. Nuk e shfrytëzon pushtetin për me i ndihmu qytetarët”, tha Rama.









