-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria dhe Serbia përballë në një duel të zjarrtë, Tirana në festë kuqezi

Kryesoret

Mbrëmjen e së shtunës, më 7 qershor, stadiumi “Air Albania” do të presë një nga ndeshjet më të pritura të vitit, përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në eliminatoret për Botërorin 2026. Ky takim ngjall emocion dhe pritje të madhe tek tifozët kuqezi kudo në botë.

Të dyja skuadrat luftojnë për vendin e dytë në grupin K, pasi Anglia konsiderohet favorit për kreun e grupit. Për kuqezinjtë, një fitore sonte do të ishte një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit.

Nëpër rrugët e Tiranës, atmosfera ka marrë ngjyrat e kuq e zi. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me tifozë që këndojnë këngë patriotike dhe festojnë me valle, duke treguar mbështetjen e madhe për ekipin kombëtar.

Flamuj të shumtë valëviten në makinat e tifozëve dhe brohoritjet e tyre janë dëgjueshme deri pranë stadiumit. Ndërkohë, forcat e rendit janë të gatshme për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt gjatë kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Për ata që nuk do të kenë mundësi të jenë brenda “Air Albania”, janë organizuar ekranë të mëdhenj në pika të ndryshme të Tiranës, ku do të ndjekin së bashku këtë sfidë të nxehtë, përfshirë edhe një “Fan Zone” pranë Piramidës.

Ky duel pritet të sjellë emocione të forta dhe një energji të jashtëzakonshme, ndërsa Shqipëria kërkon që të marrë një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari tradicional si Serbia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit