Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë, masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në dhe rreth stadiumit “Air Albania”. Për herë të parë, në zonë është vendosur edhe një helikopter policor që monitoron situatën nga ajri.
Policia e Shtetit ka mobilizuar një angazhim të jashtëzakonshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj sfide me tensione të larta. Kontrolli i hyrjeve dhe patrullimet në terren janë shtuar dukshëm, ndërsa forcat speciale qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë të papritur.