Erdhi vera, ndizet fusha. Ka flakë fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Tymi toksik i çliruar nga këto mbetje po përhapet me shpejtësi.
Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve, por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.