Pak orë para ndeshjes, një imazh i veçantë po përhapet në rrjetet sociale dhe në rrugët e kryeqytetit. Tifozë shqiptarë dhe kroatë janë parë së bashku në qendër të Tiranës, duke pozuar dhe festuar në një atmosferë mikpritëse dhe plot respekt.
“Sporti është më shumë se garë është bashkim!” është mesazhi që këta mbështetës të dy skuadrave duan të përcjellin, duke treguar se përtej rivaliteteve sportive, vlera e respektit dhe shoqërimit është ajo që duhet të mbizotërojë.