Besmir Limani, i njohur si tifozi me fytyrën e pikturuar me flamurin kuqezi, vizitoi këtë të shtunë qytetin e Vlorës, pak ditë para ndeshjes historike Shqipëri-Serbi.
Limani, i cili ka lënë Maqedoninë e Veriut në moshën 4 vjeç dhe është rritur në Zvicër, ndiqet prej vitesh nga mediat për përkushtimin e tij ndaj Kombëtares shqiptare. Me pasaportë shqiptare në dorë dhe 52 ndeshje të ndjekura me kuqezinjtë, ai është bërë një simbol krenarie për tifozët shqiptarë.
Pas vizitës simbolike në shtëpinë e pavarësisë në Vlorë, Besmir Limani u nis drejt Tiranës për të mbështetur ekipin në stadiumin “Arena Kombëtare”.