Një prind që për 2025 siguroi deri në 1.2 milionë lekë të ardhura dhe në certifikatën familjare ka në ngarkim 1 fëmijë të moshës deri 18 vjeç, që po e shkollon në një institucion arsimor privat do të përfitojë 100 mijë lekë zbritje shpenzimesh për arsimimin, që do i njihen si shpenzime të zbritshme.
Pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, atij do t’i zbriten edhe 48 mijë lekë shpenzime për rritjen apo mbajtjen e fëmijës.
Shuma vjetore që ky prind shpenzon për rritjen e fëmijës dhe për arsimin e tij të përcaktuara në nivelet e mësipërme do të zbritën nga totali i të ardhurave vjetore të siguruar nga puna apo siç njihet ndryshe nga totali i bazës së tatueshme vjetore.
Pasi t’i zbriten këto shpenzime do t’i tatohen më pak të ardhura. Për rrjedhojë do të llogaritet më pak tatim dhe një pjesë mund ti rimbursohet. Kjo lehtësi fiskale do të përfitohet përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 që plotësohet në mars të 2026.
Zbritja e shpenzimeve për arsimin dhe fëmijët në ngarkim nga totali i të ardhurave vjetore të realizuara për 2025 pritet të ulë tatimin për individët e punësuar.
Shpenzimet për zbritje do të deklarohen nëpërmjet DIVA-s (Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave) që do të plotësohet në mars të 2026-s, ndërkohë që tatimi i 2025-s për pagat është paguar çdo muaj.
Por nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton të jetë më i lartë se tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda tre muajve nga plotësimi i deklaratës vjetore.(lexo KËTU për më shumë)