-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermani, 48-vjeçari përplas me makinë familjen, pesë të plagosur

Kryesoret

Një incident i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në qytetin Pasau të Bavarisë, ku një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një grup njerëzish, përfshirë gruan dhe vajzën e tij pesëvjeçare.

Sipas autoriteteve gjermane, pesë persona mbetën të plagosur. Dy prej tyre, gruaja e autorit dhe një tjetër person 39-vjeçar, ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën. Tre të tjerët, përfshirë vajzën e autorit, u trajtuan për plagë të lehta dhe janë liruar.

Policia gjermane ka konfirmuar se autori është i njohur për ta, ndërsa gjykata ka nxjerrë një urdhër arresti për tentativë vrasjeje. Hetimet e para sugjerojnë se motivi mund të lidhet me një mosmarrëveshje familjare, konkretisht për kujdestarinë e fëmijës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit