Një aksident tragjik ka ndodhur pak orë më parë në rajonin e Friuli në Itali, ku një përplasje e fuqishme ka rezultuar me një të vdekur dhe një të plagosur.
Aksidenti ndodhi mes një kamioni të drejtuar nga një shofer shqiptar dhe një furgoni frigoriferik të udhëhequr nga një shtetas italian, në zonën e Marianos.
Raportimet nga autoritetet italiane tregojnë se shoferi i furgonit, një 48-vjeçar nga Udine, ka humbur jetën menjëherë pas përplasjes, ndërsa shoferi shqiptar është plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë me helikopter në spitalin Cattinara në Cividale të Italisë dhe është raportuar në gjendje të rëndë.
Hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur menjëherë, ndërsa autoritetet janë duke u munduar të sqarojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.









