Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për procesin e negociatave me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Ai tha se janë në vazhdim të komunikimit dhe do të informojnë publikun kur të kenë rezultate konkrete.
“Më shumë se gjysmë ore jam vonë. Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë”, tha Kurti gjatë një deklarate për media, pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar në Prishtinë.









