Me datë 6 qershor, dy ukrainase nënë dhe bijë u gjetën të vrara në banesën e tyre në Haasrode të Belgjikës.
Sipas mediave të huaja, 46 vjeçarja Lilia dhe vajza e saj vetëm 6 vjeç Anna, janë goditur me thikë brenda banesës. Më pas banesës i është vënë zjarri.
Autoritetet kanë nisur hetimet për vrasjen e dyfishtë, pasi janë gjetur prova se zjarrvënia ishte e qëllimshme. Ndërkohë do të kryhet edhe autopsia e trupave të pajetë për të përcaktuar shkkakun e saktë të vdekjes së tyre.
Familja jetonte në Belgjikë prej tre vitesh pasi ishte larguar nga Ukraina për shkak të luftës. Burri i familjes vazhdon të luftojë në vijën e frontit në Ukrainë, ndërsa djali 16-vjeçar ka shpëtuar pasi ishte në shkollë në atë moment.









