-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli ndalon anijen humanitare që synonte thyerjen e bllokadës së Gazës

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, njoftoi të dielën se Forcat Mbrojtëse Izraelite janë urdhëruar të ndalojnë anijen “Madleen”, e cila po përpiqej të thyejë bllokadën detare mbi Rripin e Gazës. Bllokada synon të parandalojë Hamasin nga importimi i armëve, ndërsa aktivistët humanitarë, përfshirë 12 persona në bord, kërkojnë të dërgojnë ndihma dhe të rrisin ndërgjegjësimin për krizën në Gaza.

Katz tha se anija nuk do të lejohet të arrijë në brigjet palestineze dhe duhet të kthehet. Mes aktivistëve në bord janë edhe figura si Rima Hassan, anëtare e Parlamentit Evropian, dhe aktori Liam Cunningham.

Pavarësisht lehtësimit të pjesshëm të bllokadës muajin e kaluar, situata humanitare mbetet kritike, me paralajmërime për rrezikun e uri për banorët e Gazës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit