-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trazira në Los Angeles, Trump urdhëron ndërhyrjen e Gardës Kombëtare

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e Gardës Kombëtare në qytetin e Los Angeles. Kjo pas trazirave që kanë shpërthyer për shkak të protestave të ndërmarra nga autoritetet federale të emigracionit.

Banorët e një distrikti kryesisht latino-amerikan u përleshën vazhdimisht me agjentët federalë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave. Në zonën e Paramount janë përdorur gaz lotsjellës dhe mjete “më pak vdekjeprurëse” për shpërndarjen e turmave.

“Kur protestat apo aktet e dhunës pengojnë zbatimin e ligjeve, ato përbëjnë një formë rebelimi kundër autoritetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”-tha Trump në një deklaratë.

Ai tha se njësitë e Gardës Kombëtare do të angazhohen për të “mbrojtur përkohësisht” agjentët federalë të emigracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit