-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhën 6 milionë lekë të vjetra nga një banesë në Korçë, arrestohen autorët

Kryesoret

Policia e Korçës ka identifikuar tre autorët nga vjedhja e 600 000 lekë të rinj që ndodhi në dhjetor 2023 në fshatin Goskovë të Korçës.

Pas një hetimi 2-vjeçar u arrit të dokumentohet me prova autorësia e vjedhjes në banesën e Andi Snaço që ndodhet në burg në Reç.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë (i arrestuar për një vepër tjetër penale), dhe u arrestu Samuel Tepexhik, 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit