-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës

Kryesoret

Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka shkuar në zyrë kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Takimi mes Kurtit e Hamzës ka nisur rreth orës 14:30 dhe ende nuk është bërë e ditur arsyeja e vizitës së tij në Mitrovicë të Jugut dhe as tema e diskutimit.

Takimi është konfirmuar nga zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Blerina Kastrati.

Ajo ka njoftuar se pas takimit palët do të njoftojnë për temat të cilat janë biseduar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se qëllimi i takimit ishte diskutimi për bashkëpunim midis Qeverisë dhe komunave.

“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.

Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

Sot për herë të 29-t është tentuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës, përpjekje kjo e dështuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit