Policia e Lezhës ka goditur një grup që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli në Shëngjin, u kontrolluan dy shqiptarë dhe katër të huaj, tek të cilët u gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla kokainë, kanabis dhe ekstazi.
Të gjashtë personat po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.









