-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia Rrugore në Tiranë/ 22 të arrestuar dhe 987 gjoba për shkelje

Kryesoret

Gjatë javës së fundit, strukturat e Policisë Rrugore në Tiranë kanë zhvilluar kontrolle të zgjeruara në terren për rritjen e sigurisë dhe disiplinës në qarkullimin rrugor.

Si rezultat, 39 shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të rënda të Kodit Rrugor, nga të cilët 22 janë arrestuar. Janë ndaluar gjithashtu 29 automjete për mosrespektim të rregullave të qarkullimit apo mungesë dokumentacioni.

Një fokus i veçantë i kontrolleve ka qenë edhe ndaj drejtuesve të motomjeteve që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, për të cilët janë vendosur 987 masa administrative.

Policia ka ndërhyrë gjithashtu në pastrimin e hapësirave të pushtuara në mënyrë të paligjshme në korsitë e transportit publik, duke larguar 29 automjete të parkuara gabim me ndihmën e mjeteve ngritëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit