Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka nisur këmbimi i të burgosurve të luftës, me të cilin ra ndakord me Ukrainën me 2 qershor. Moska tha se një numër i paspecifikuar i të burgosurve nën moshën 25 vjeç do të këmbehen me ushtarët ukrainas.
“Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura në Stamboll më 2 qershor, grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25-vjeçare janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi më 9 qershor.
“Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës nga Forcat e Armatosura të Ukrainës janë transferuar”, shtoi ministria.
Ndërsa presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky disa orë më parë konfirmoi se këmbimi ishte në zhvillim e siper. Ai deklaroi se këmbimi i të burgosurve do të “vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim”.