-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë dhe kryebashkiaken e Los Angelesit: Pa mua jeni asgjë

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump për shpërndarjen e protestuesve në Los Angeles dërgoi Gardën Kombëtare. Trump me anë të një postimi në Truth Social ka sulmuar guvernatorin e ri të Kalifornisë dhe kryetarin e bashkisë së Los Angelesit.

Presidenti thotë që ky vendim ishte i shkëlqyer, pasi nëse nuk do ta bënin, atëgerë Los Angeles do të ishte shkatërruar plotësisht. Trump hedh akuza ku shprehet se guvernatori i ri i Kalifornisë dhe kryetari i bashkisë së Los Angelesit nuk janë asgjë pa të.

“‘Guvernatori’ Gavin Newsom dhe ‘Kryetarja’ Karen Bass, krejtësisht të paaftë, duhet të thoshin: ‘FALEMINDERIT, PRESIDENT TRUMP, JE I SHKËLQYER. PA JU NE JEMI ASGJË, ZOTËRI.” Në vend të kësaj, ata zgjodhën t’i gënjenin njerëzit e Kalifornisë dhe Amerikës, duke thënë se ne nuk ishim të nevojshëm dhe se këto ishin ‘protesta paqësore’. Një vështrim i vetëm në fotot dhe videot e dhunës dhe shkatërrimit është i mjaftueshëm për të kuptuar. Ne gjithmonë do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme për t’i mbajtur qytetarët tanë të sigurt, në mënyrë që, së bashku, ta BËJMË AMERIKËN PËRSËRI MADHËSHTORE!””, shkruan Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit