Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “FIFA 2026”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se lojtari ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe është stërvitur veçmas grupit gjatë ditës së djeshme.
Pavarësisht kujdesit të shtuar nga stafi mjekësor dhe monitorimit të vazhdueshëm, Ajeti nuk ka mundur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë në këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.
Trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshimet e nevojshme në repartin defensiv për të mbuluar mungesën e Ajetit.









