Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një provincë pranë Parisit, ku një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Nogent, ku sanitarja i ka kërkuar të kontrollë çantën e tij. 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar pastruesen 31 vjeçe, e cila nuk mundi që ti shpëtojë plagëve dhe humbi jetën në spital.
Ndërsa nxënësi u arrestua dhe plagosi lehtë edhe një oficer policie. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e asistentes së shkollës, duke shtuar se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.