Një 15-vjeçare nga Vitia sipas mediave në Kosovë është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur 10 persona.
Mediat në Kosovë, raportojnë se 15-vjeçarja ishte nxënëse në një nga klasat ku ndodhi sulmi. Mes viktimave është edhe autori i masakarës, një 21-vjeçar, ish nxënës i cili u gjet i vetëvrarë në një nga banjot e shkollës.
Aktualisht, raportohen për 30 persona të plagosur.