-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me 10 viktima në Austri, Osmani: Shkollat, jo vende dhune dhe terrori

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit, ku u vranë nëntë persona.

Osmani me anë të një postimi në platformën X, shpreh hidhërimin e saj për këtë ngjarje të rëndë.

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë”, shkruan Vjosa Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit