-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me 11 viktima në Austri, flet mjekja shqiptare nga Grazi: Jemi të tronditur

Kryesoret

Në sulmin që ndodhi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë kanë humbur jetën të paktën 11 persona. Mes tyre ka humbur jetën edhe një vajzë nga Kosova.

Në lidhje me ngjarjen ka folur Rina Demjaha, mjeke specializante në Departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Grazit. Ajo ka konfirmuar për “Info Plus” në RTK se spitali publik i Grazit dhe i gjithë universiteti janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e sulmit.

“Sot është mobilizuar i gjithë universiteti dhe spitali publik i Grazit, ku kanë ardhur viktimat dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes. Austria deri më tani është njohur si një nga vendet më të sigurta, me një kontroll të lartë dhe vetëdijesim të lartë të popullsisë. Këto lloj sulmesh nuk janë pritur, ndaj edhe i gjithë populli është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë”, u shpreh mjekja.

Ajo shtoi se autori i dyshuar i sulmit është një austriak, ish nxënës i shkollës ku ndodhi tragjedia, por që nuk kishte diplomuar atje.

“Identiteti i tij është bërë publik, ndërkohë që identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar, pasi autoritetet po vazhdojnë hetimet”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit