-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimet nga Serbia, Osmani: Rrezikojnë dialogun

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë kalimit të kufirit janë veprime shoviniste të ngjashme me ato të viteve 90-ta, duke shtuar se i tillë ishte edhe arrestimi i fundit i ish-policit të Arbnor Spahiut.

Osmani kërkoi përgjegjësi ndërkombëtare për Serbinë, ndërsa tha se veprimet e tilla i rrezikojnë përpjekjet për dialog.

‘Arrestimet e qytetarëve tanë nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit janë veprime arbitrare, të ngjashme me ato shoviniste të viteve ’90.

Serbisë nuk i interesojnë as të drejtat e njeriut, as konventat ndërkombëtare, e as standardet evropiane. Siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë, e vetmja mendësi që i përshtatet është ajo e diktaturave me frymë të së kaluarës.

I tillë është edhe arrestimi i qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi baza dhe akuza tërësisht të rreme.

Ky akt nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit, por me vazhdimësinë e praktikave të vjetra të një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën dhe që keqpërdor ligjin për të kërcënuar qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit