Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.
Gjithashtu njofton se ka ndryshuar masën e ndalesës së pakoshme, për import të ruminatëve të vegjël dele dhe dhi.
“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, thuhet në njoftimin e AUV.
Gjithashtu shtojn se PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë.
“Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik”, shton AUV.